May 22, 2013

Daveti në perëndim (në darul kufr)


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon All-llahut dhe salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s), në vazhdim: Dijeni vëllezërit dhe motrat e mia në Islam, se prej rregullave të Islamit është mosbesimi në Tagut (çdo gjë që adhurohet përpos All-llahut), dhe kjo është gjysma e Teuhidit, pasi që All-llahu thotë: “Ai që mohon tagutin dhe beson në Allahun – ai ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë”. (2:256 ) Dhe Ai, subhanehu ue teala thotë: “Ne çdo populli i kemi dërguar nga një pejgamber. (Ata u thonin atyre): “Adhuronie Allahun, e shmanguni tagutit!” Dhe prej mohimit të tagutit është: shpallja e besimit të tyre kufr dhe shpallja për kafirë të njerëzve të saj, dhe urrejtja e tyre, dhe armiqësimi i tyre, siç thotë Allahu më i Larti: “Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne jemi larg prej jush dhe prej atyre që i luteni ju, përveç All-llahut ne nuk u besojmë juve dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, përderisa të mos besoni se ekziston një Zot i vetëm”.(60:4) Shejh ul-Islam Ibn Tejmije (rahimehullah) ka thënë: "All-llahu na ka urdhëruar të ndjekim rrugën e Ibrahimit dhe ata që ishin me të, siç deklaruan ata berah (urrejtje, mohim, distancim) nga mushrikët (jobesimtarët) dhe ajo që ata adhurojnë pos All-llahut, dhe Ibrahimi alejhi selam, tha: "Unë jam i pastër nga ajo që ju adhuroni përveç Atij që më krijoi. Vërtet, Ai do të më udhëzojë", dhe të kesh bera'ah është e kundërta e besnikërisë dhe miqësisë, dhe themeli i bera'as është urrejtja, dhe themeli i besnikërisë është dashuria, dhe kjo është për shkak se realiteti i Teuhidit është që të mos kesh dashuri, ndaj diçkaje tjetër përveç All-llahut, dhe ta duash atë çka Allahu do, kështu që ai nuk do diçka, përveç për shkak të All-llahut, dhe nuk urren, përveç për shkak të Allahut. Shumë prej e muslimanëve janë sprovuar me të jetuarit (banim) në tokat e kafirave (mosbesimtarëve), për arsye të ndryshme, megjithatë Hukmi (gjykimi islam) në lidhje me të jetuarit (banimin) në tokat e kufarëve ka detaje të ndryshme të cilat njerëzit e dijes i kanë përmendur, në përgjithësi duke kompromentuar tri kategori: Kategoria e parë: Nëse muslimani është në gjendje që haptazi ta deklarojë (shpallë) fenë e tij, si dhe haptazi ta shpallë mosbesimin dhe mohimin e tagutit, atëherë është e lejueshme për atë të jetojë (banojë) atje, dhe në qoftë se ai është një thirrësi publik (da'i) për në rrugën e Allahut dhe jeton në mes kufarëve, atëherë mund të jetë edhe e lavdërueshme dhe e rekomanduar për atë që të banojë atje, dhe kjo ishte gjendja e Profetëve kur ata jetonin në mesin e popujve të tyre. Kategoria e dytë: Nëse ai nuk ka mundësi që të deklarojë haptazi fenë e tij, dhe është në gjendje për të emigruar në një vend ku ai mund të deklarojë haptas fenë e tij, atëherë ai obligohet që të emigrojë. Kategoria e tretë: Nëse ai nuk ka mundësi që të deklarojë haptazi fenë e tij, dhe nuk mund të emigrojë në një vend ku ai mund të deklarojë haptas fenë e tij, atëherë ai është nga ata të dobëtit që arsyetohen, por e ka patjetër të ruhet që mos të asimilohet fetarisht tek kufarët, dhe të ruhet mos të përzihet me ata sa më shumë që është e mundur. Për këtë arsye, ajo është e detyrueshme për ata muslimanë që banojnë në vendin e lufarëve (dar ul-kufr) të përhapin Fenë e Ibrahimit alejhi selam, duke deklaruar bera'ah (urrejtje dhe arrmiqësi) ndaj kafirave dhe fesë së tyre, dhe për t’u treguar (shpallur) atyre haptazi urrejtjen dhe armiqësinë. Megjithatë, unë dëshiroj t’i bëjë të qarta dy çështjet që lidhen me këtë çështje: Çështja e parë: Përhapja e Fesë së Ibrahimit nuk do të thotë që mos t’i ftojmë kufarët në Islam në një mënyrë të mirë, pasi që i Dërguari sal’allahu alejhi ue selem, ishte i hapur për Kufarët e popullit të tij në mohimin e kufrit të tyre, dhe armiqësisë e urrejtjes ndaj tyre, dhe kjo nuk e pengoi atë alejhi selam nga thirrja e tyre në Islam me butësi, mirësi dhe me fjalë të mira. Në këtë çështje dy lloje të njerëzve kanë rënë në devijim: 1. Ata që nuk shohin asgjë përveç butësisë në thirrjen e njerëzve në Islam, kështu që ata lënë anash shprehjen e hapur të armiqësisë dhe urrejtjes për jobesimtarët, dhe kështu krijojnë simpati dhe besnikëri (ndaj tyre). 2. Ata që nuk shohin asgjë, vetëm se urrejtje dhe armiqësi ndaj tyre, kështu që ata nuk pranojnë tu bëjnë thirrje atyre (kufarëve ) me butësi. Çështja e dytë: Përhapja e Fesë së Ibrahimit alejhi selam, nuk do të thotë të jenë të pabesë ndaj kufarëve ose të mashtrojnë ato ose pasuritë e tyre nëse ata arrijnë marrëveshje apo kontratë të përbashkët për sigurinë e muslimanëve (dmth: Marrëveshje për mbrojtje dhe siguri). Për muslimanin, nëse i është dhënë një marrëveshje për mbrojtje dhe të drejtë për kalim (pra shfrytëzim të rrugës) që kanë rënë dakord përmes ndonjë marrëveshjeje me kufarët, atëherë është e ndaluar për muslimanin që të jetë i pabesë ose t’i mashtrojë ata. Lus Allahun, Më të Lartin, të Madhëruarin që t’i falë ata që e kanë shkruar, përkthyer, botuar dhe lexuar këtë tekst nga radhët e muslimanëve, dhe e lus Atë të Madhëruarin të na ndihmojë të gjithëve në atë që Ai do dhe është i kënaqur me të, dhe për të na dhënë sinqeritet, dhe t’i pranojë veprat tona dhe për të na mbajtur të fortë deri sa ta takojmë Atë dhe salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin sal’allahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij dhe shokët e tij. Shejh Nasir el-Fehd, Allahu e liroftë nga burgu i regjimit të Arabisë Saudite Përktheu: Teuhid.NET

0 comments:

Post a Comment